Gazetari i njohur preket nga COVID-19: ‘Një zot e di sa jam ruajtur’

Nuk do ta shofim në lajmet e orës 16.00 në ABC news. Të paktën për dy javët e ardhshme.

Endri Xhafo, gazetari I këtij televizioni, sapo ka lajmëruar në rrjetet sociale se ka rezultuar pozitiv me covid-19. Gazetari thotë se është përpjekur shumë për tu ruajtur nga virusi, por që sic duket, nuk ka arritur të mbrohet dot.
Kështu që gazetari do të duhet të karantinohet për dy javët në vazhdim për të parë edhe sesi do të jetë gjendja e tij.

“Pozitiv me Covid-19 . Një Zot e di sa jam ruajtur! Por paskësh qenë e shkruar!” shkruan Xhafo për të lajmëruar miqtë, të afërmit, por edhe opinionin publik.

Eshtë ndër rastet e rralla të gazetarëve që kanë lajmëruar sëmundjen e tyre. Pas Gjergji Figurit në Lezhë, apo Erjon Skëndajt të News24 që raportonte direkt nga spitali infektiv, Endri Xhafo është i treti që raporton se është prekur nga covid-19.

Loading...