Gazetari i njohur: ‘Vis Martinaj është gjallë, ja ku ndodhet’

Gazetari Flamur Vezaj shprehet se i shumëkërkuari Ervis Martinaj është gjallë dhe ka njohje me politikanë në Kosovë dhe është bashkëpronar në disa biznese të lojërave të fatit me këta politikanë.

“Unë vazhdoj të mendoj që në bazë të atyre rrethanave që kemi folur, rasti i Martinajt më shumë anon te pjesa e inskenimit ose vetë inskenimit, se sa te pjesa e zhdukjes dhe vrasjes së tij.

Tani, për sa kohë është në gjendje të mbajë një inskenim apo një zhdukje të tillë, këtë nuk mund ta them, sepse varet kush janë njerëzit dhe personat të cilët e mbrojnë dhe e mbajnë afër, qoftë në Shqipëri, qoftë në Kosovë ku është përfolur që mund të ketë kaluar andej.

Dihet që edhe në Kosovë ka pasur njohje shumë të madhe me politikanët e shtetit të Kosovës, të cilët kanë pasur lojërat e fatit bashkë në Kosovë.

Nëse ai rezulton, me informacionet që kam, që ka dalë në Kosovë nga këto persona që ruhet, ai do jetë jetëgjatë në Kosovë, për shkak se personat kanë influencë të jashtëzakonshme në botën e krimit edhe në Kosovë.

Nga informacionet që kam, ka qenë bashkëpronar në disa bzinese të lojërave të fatit në Kosovë, me personazhe të lidhur me politikën në Kosovë. Mendoj që këta janë personat të cilët e kanë ndihmuar për ta nxjerrë nga Shqipëria dhe për ta strehuar në Kosovë “, theksoi ai.

Loading...