Gazetari i njohur:”Kam fjetur me shumë ‘VIP-a’, e dinë edhe burrat e tyre”

Gazetari i njohur Ervin Kurti i ftuar në “Ftesë në Pesë” ka zbuluar disa detaje pikante nga puna e tij me personazhet e njohur të showbizz-it shqiptar.

Ervini tha se i njeh shumë mirë të gjithë personazhet VIP, pasi me shumicën ka fjetur madje edhe në një krevat.

Ai tha se për shkak se ka fjetur në të njëjtin krevat pret që ata t’i shkojnë si të ftuar në projektin e tij të ri në “E diell”.

Komenti i tij menjëherë mori reagime të shumta, ndërsa edhe gazetari dha edhe detaje të tjera që shkaktuan të qeshuara në publik.

“Unë realisht kam fjetur me personazhet dhe të mos vijnë në emision.

Kemi qënë shumë të lodhur dhe na ka zënë gjumi.

E dinë edhe burrat e tyre, madje i kanë thënë: A je me Ervinin? Epo je e sigurt.”

Loading...