Gazetari Artan Hoxha denoncoi një atentat të mbetur në tentativë, të dështuar.
Ai tha se në datë 5 tetor është gjetur në Rinas një makinë e djegur dhe brenda saj kishte armë dhe maska.
Sipas Hoxhës, bëhet fjalë për një atentat që ka mbetur në tentativë.
“Në 5 tetor në Rinas bëhet fjalë për një makinë që është gjetur e djegur, brenda ka pasur armë, që dëshmon se është përdorur nga një grup vrasësish, përpara se të gjendej i djegur ka kaluar në Rinas ka përplasur dy makina të tjera.
Nga informacionet bëhej fjalë për një atentat të dështuar. Në makina kishte armë dhe mjete me maska” tha ai.
Loading...