Gazetari ‘shpërthen’ ndaj Renato Mekollit: Sikur të na i kursente këto vërtitjet në tub, e të thoshte thjesht, ‘Do iki se më do qejfi’

Shef Renato Mekolli në një intevistë tha se situata e pandemisë dhe mungesa e mbështetjes nga qeveria e ka bërë atë të mendojë që të largohet nga Shqipëria, drejt Los Angeles.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar edhe gazetari i njohur Edmond Arizaj duke ironizuar se ky ‘talenti’ do të ikë nga Shqipëria se nuk ka punë në restorantin e tij.

Sakaq, më poshtë në një koment Arizaj ka shkuar se nuk e di çfarë ëndrrash i’u prishen Mekollit pasi ka restorant, është drejtuesi i një show televiziv dhe i ftuar në dhjetra e qindra emisone ku mund të japë edhe mendime politike.

“Ky talenti do te ike nga Shqiperia se nuk ka pune restoranti, se nuk shpreh si duhet aftesite e tij, apo se i kane mbyllur mundesite kuzhinieret partiake?

Sikur te na i kursente keto vertitjet ne tub, e te thoshte thjesht: “Do iki se me do qejfi”, jam i sigurte se akoma me shume do t’i thonin, mbare t’u befte,”shkruan Arizaj.

Loading...