Gazetari shqiptar bën deklaratën si taleben: ‘Nuk mund të shkojnë gratë para burrave në stadium për të parë Kombëtaren’

Gazetari i sportit, Tami Kona, ka bërë një deklaratë skandaloze dhe diskriminuese, e ngjashme me ato të talebanëve në Afganistan, gjatë një interviste për Euronews Albania.

Ai deklaroi se “gratë nuk mund të shkojnë në stadium para burrave” për të parë ndeshjet e Kombëtares. Gazetari u shpreh mjaft i indinjuar që burrat i kërkojnë bileta për veten dhe për partneren, madje duke sugjeruar se gratë mund të mos dinë as ku ndodhet stadiumi Air Albania.
“Më shqetëson mënyra si duan njerëzit të vijnë në stadium. Edhe gruaja ime thotë, pa ardhur djali, nuk mund të vijë gruaja ime. Këtë e them në kuptimin e mirë, në kuptimin nuk merrem me gruan e shokut apo gruan e çunit të tezes, por tani, gratë nuk mund të shkojnë para burrave në stadium! E di pse them kështu? Është debat i hapur. Di të them vetëm një gjë, një femër që nuk ka ardhur, me gjithë respektin që kam, kur përmenda gruan time, e përmend në kuptimin e mirë.

Tani ne e dimë kush shkon në stadium, një grua nuk mund të shkojë në stadium pikërishë në një ndeshje ku ajo… Tani, ka mundësi kjo grua të gjejë një biletë? Duhet t’ja marri një burri që vjen..

Një shoku im me djalin mund të shkojë në stadium, është mëse normale, por tani ai shoku kërkon biletë edhe për gruan, është e drejtë e tij të kërkojë biletë edhe për gruan, se nuk ka problem, por nuk mund të vijnë në stadium njerëz që nuk e dinë se ku bie Air Albania.

Ky person gjithashtu shpjegoi se si u ndan njerëzve bileta për ndeshjet, të cilat i siguron nëpërmjet FSHF, ndërkohë që qytetarët nuk arrijnë ti blejnë as në sistemin online të FSHF, pasi “avulluan” menjëherë. Është e paqartë se përse ai duhet të ketë akses në dhjetëra bileta, siç pohon se ka patur për ndeshjen me Poloninë.

“Unë si gazetar sporti, me Poloninë, të tërë prisnin t’ju jepja nga një karton, aq sa kisha 10 copë nga Federata, duke filluar që nga çuni im, bileta ishte elektronike.

Me Moldavinë edhe çunit tim i them, shiko bab, një muaj përpara më thuaj sa bileta do, 2,3,4,5 dhe i mbyll. Kur u thoja njerëzve për Moldavinë, ata që më kërkojnë, thoshin o gazetar po pse me Moldavinë do vijmë në stadium ne?

Tani, situata është katastrofë, sa nuk guxon të hapësh telefonin dhe çfarë do të heqim ne deri në datë 12 që është ndeshja, nuk e di”, tha Kona.

Loading...