Gazetari dhe veprimtari Ylber Durmishi, ka bërë të ditur se përmes telefonit ka biseduar me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish kryetarin e OVL-së së UÇK-së, Hysni Gucati.
Ai e cilësoi Thaçin si Ismail Qemali i dytë dhe u shpreh i lumtur për bisedën me të.
“Sonte mora një nga telefonatat më të mira të jetës time, përmes telefonit bisedova me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi ishte kënaqësi dhe nder i madh të dëgjoja zërin e Ismail Qemalit të dytë të shqiptarisë, gjithashtu e falëndëroj Kryetarin e Veteranëve Hysni Gucatin i cili ma dha këtë mundësi të bisedoja me Presidentin, këta janë heronjë të gjallë dhe vetë historia e Kosovës”, ka shkruar Durmishi në llogarinë e tij në Facebook.
Kujtojmë se ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po mbahet në parab urgim në Hagë ku mbi të rëndojnë ak uzat për kr ime lu fte, arr estimit dhe ndalimit të paligjshëm ose arbitrar, trajtimit mizor, tort urë dhe vr asje të paligjshme dhe kr imit kundër njerëzimit të bur gosjes, akteve të tjera çnjerëzore, tort urës, v rasjes së paligjshme, zhd ukjes me forcë të personave dhe përndjekjes.