Gazetari turk: Nëse shqiptarët do të donin, sot nuk do të kishte edhe një grek mbi tokë

Nga Ayhan Demir*
Ata që lexojnë historinë osmane e dinë mirë që nëse shqiptarët do të donin, sot nuk do të kishte qoftë edhe një grek mbi rruzullin tokësor.

Por asnjë shqiptar musliman nuk ka tort uruar dhe keqtrajtuar armikun e tij, ndërsa civilëve nuk i ka drejtuar shpatën dhe as nuk i ka keqtrajtuar.

Por përkundër kësaj grekët e kanë treguar gjithmonë grekërinë shumë herë edhe përballë njerëzve të pafajshëm dhe të pambrojtur. Jo vetëm ndaj muslimanëve, por edhe ndaj atyre që ishin prej tyre. Sepse ata janë të zhveshur nga ndjenja e mëshirës. Ndjenjën e dhimbjes e kujtojnë vetëm atëherë kur ju dhemb shpirti i vet.

Grekët kanë hedhur firmën mbi su lme dhe vr asje të panumërta në rajonin e Ballkanit dhe atë të Anadollit. Të gjithë e dimë se çfarë mizo rish kanë bërë ata ndaj popullit musliman turk. Por ato që kanë bërë ndaj shqiptarëve nuk njihet dhe nuk flitet sa duhet.

Mijëra shqiptarë që jetonin në rajonin e Çamërisë, vend ky, emrin e të cilit shumë prej nesh nuk e dinë, u detyruan të largohen, u dhu nuan, përdh osën, persekutuan dhe asimiluan pasi shteti osman u detyrua të largohet nga Ballkani.

Ndryshimi i shpejtë dhe i menjëhershëm i popullsisë në rajonin e Çamërisë, rajon i cili përmban veri-perëndimin e Greqisë dhe jugun e Shqipërisë, është në fakt i mjaftueshëm për të kuptuar atë që ka ndodhur në të vërtetë atje. Popullsia e Çamërisë, sipas një numërimi në vitin 1908 ishte 73 mijë. 92% e saj përbëhej nga shqiptarët, ndërsa pjesa tjetër nga grekët, vllahët si dhe romët. Deri para luftërave botërore kjo përqindje zbriti deri në 84, (Gjenocidi i Çamërisë, Berna Türkdoğan Uysal, faqe 74).

Greqia ka tentuar disa herë të ndryshojw balancat e popullsisë në këtë rajon si dhe të asimilojë shqiptarët atje. Në rajonet e banuara me shqiptarë ata vendosën grekë, vllahë dhe romë. Gjuha shqipe u ndalua, ndërsa emrat e vendeve u shkruan në gjuhën greke. Pasuritë u sekuestruan. Xhamitë u mbyllën. Nisën arre stimet dhe dëbime të pa arsyetueshme.

Rreth 85 mijë çamë të rraskapitur nga presioni i vazhdueshëm grek, u detyruan të lënë vendin për të shkuar në Anadoll përmes marrëveshjes së shkëmbimit të popullsive të firmosur nga Turqia dhe Greqia. Greqia, e cila edhe pse përdori lloj-lloj tiranie dhe nuk arriti dot atë që dëshironte, martirizuan liderin e shqiptarëve së asaj kohe, Hoxhw Dautin (faqe 69).

Greqia, ata shqiptarë që deri në atë ditë nuk i kishte cilësuar edhe si njerëz, vendosi ti bëjë pjesë të ushtrisë për shkak të lu tës me Italinë. Megjithatë jo në frontin e l uftës, por si punëtorë të rëndomtë. Gjatë pushtimit italian, meshkujt që kishin mbushur moshën 14 vjeç u dërguan në kampet e përqendrimit që ndodheshin në ishujt Mytilene, Chios dhe Corinth.

Nuk lanë rehat as shqiptarët ortodoks. Ata nisën ti cilësonin si pjesë e kulturës së tyre ortodokse dhe u munduan ti asimilojnë ata.

Nuk ka mbaruar ende, ende jo…

Një tjetër gjen ocid u realizua ndaj shqiptarëve të Çamërisë edhe nga EDES, Uniteti Grek Kombëtar Demokrat, grup ky i cili udhëhiqej nga Gjeneral Napoleon Zervas dhe i cili si fillim ishte në anën e anti-komunistëve gjatë luftës civile dhe më pas kaloi në vijën mbretërore.

Shqiptarët e Çamërisë iu nënshtruan një gjen ocidi, su lmi i parë i të cilit nisi më 27 qershor të vitit 1944, ditë kjo e cila ishte dhe dita e shenjtorit Bartolomeo. Njerëzve iu pr enë gjymtyrët dhe trupat e tyre u copëtuan. U vr anë gra shtatzëna dhe bebe.

Në 24 orët e para, vetëm në Paramithi, u mas akruan më shumë se 600 civilë. Në masakrat që vazhduan deri në marsin e vitit 1945 në Filat u v ranë një mijë e 286 civilë, në Gumenicë dhe rrethinat 192 dhe në Margëlliç dhe Pargë 626 civilë. Mes Qershorit 1944 dhe marsit të 1945-ës janë masa kruar gjithsej 3 mijë e 242 civilë, 2 mijë e 900 prej të cilëve ishin meshkuj, 214 gra dhe 96 fëmijë. 745 gra u përdh unuan. 76 gra u gra bitën dhe 32 u masakruan 32 foshnje të cilat nuk kishin mbushur as moshën 3 vjeç.

Në sul met e pamëshirshme ndaj 68 fshatrave 5 mijë e 800 shtëpi dhe xhami u dogjën dhe u shembën. Gjatë plaçkitjeve janë marrë 84 mijë e 752 litra vaj ulliri, 674 mijë e 344 kilogram grurë, 4 mijë e 453 kafshë transporti, dhe 49 mijë e 435 shpendë.

Gjenocidi ndaj Çamërisë është shqyrtuar në mbledhjen e katërt të këshillit të popujve të papërfaqësuar në Hagë, në janar të vitit 1945. Gjatë mbledhjes së datave 20-25 janar u vendos për riatdhesimin e çamëve dhe dhënia e të drejtës së shtetësisë. Rikthimin e pronave dhe njohja e të drejtave ndërkombëtare. Greqia të pranojë problemin çam dhe të hedhë hapa seriozë për zgjidhjen e këtij problemi.

Sipas një projektligji të pranuar në Parlamentin e Shqipërisë më 30 qershor të vitit 1994 data 27 qershor njihet si dita e përkujtimit të gjenocidit grek ndaj çamëve.

Qindra mijëra çamë që jetojnë në Shqipëri çdo vit në këtë datë marshojnë drejt kufirit grek duke rifreskuar shpresën e tyre për tu rikthyer në tokat e etërve.

Por Greqia as që e njeh gjen ocidin grek ndaj çamëve dhe nuk lejon çamët muslimanë të rikthehen në tokat e tyre. Nuk pajtohet për rikthimin e pasurive të çamëve muslimanë shqiptarë, vlera e së cilës shkon deri në 2.5 miliardë dollarë. Nga ana tjetër ndaj rreth 100 mijë çamëve dhe 300-400 mijë shqiptarëve emigrantë që jetojnë në Greqi vazhdon armiqësia racore. Në këtë situatë, ajo që ne (Turqisë) na takon është të vajtosh me vajin e tyre dhe të ndash dhimbjen me ta. Kjo është edhe domosdoshmëria e vëllazërisë. Kjo është dhe domosdoshmëria e miqësisë.

* Autori është analist i Ballkanit. Shkrimi u shkrua për të përditshmen “Yeni Akit” në Turqi.

Loading...