Gazetari zbulon kur KE do të rekomandojë mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare për Shqipërinë

Gazetari i Euronews në Bruksel, Jack Parrock përmes një shënimi në Twitter ka konfirmuar se së shpejti Komisioni Europian do të ketë lajme të mira për Shqipërinë.

Parrock thotë se burime i kanë konfirmuar se Komisioni do të rekomandojë mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare në samitin e qershorit të liderëve të Bashkimit Europian.
“Komisioni Europian do të propozojë një lëvizje të madhe për procesin e pranimit të Shqipërisë. Burimet më thonë se Komisioni do të rekomandojë mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare në samitin e qershorit të liderëve të BE. Më pas, vendet e BE do të zgjedhin nëse do ta pranojnë”, shkruan Parrock.

Loading...