Gazetarja Anila Hoxha shokon me deklaratën e saj: “Një kri.minel i bu.rgosur përjetë do të lirohet në javët në vazhdim”

Gazetarja e kronikës, Anila Hoxha, ka lëshuar al*rmin përmes një shënimi të saj në Facebook, duke u shprehur se një i preson i rr*zikshëm do të lirohet nga b*rgu.

Sipas saj, në kushtet ku gjyqësori është në kolaps, një i d*nuar i përjetshëm pritet të dalë javët në vazhdim dhe me shumë mundësi ky vendim do të shpallet nga një gjykatë rrethi.

Më tej, gazetarja rendit mundësitë përse ai do të lirohet, duke përmendur lekët, faktin që askush nuk e kontrollon gjykatën, problemet me KLGJ, etj.

Ja postimi i saj i plotë:

Vini re …! !! A po bëhet gati “drejtësia” të nxjerre në liri një tjetër të d*nuar të përjetshëm???!

Në pritje të rezultateve të vettingut kur të gjithë po numerojmë kokat e pr*ra të gjyqësorit dhe prokurorisë, të tjerët po shijojnë rrëmujen

Në kushtet kur gjyqësori është në kolaps, ky i d*nuari i perjetshëm mund të dalë javët në vazhdim. Dhe me shumë mundësi ky vendim do shpallet nga një gjykatë rrethi.

Kaq.

Do doja që kjo qe sapo shkruajta të ishte një status fake neës.

Por nëse do jetë kështu, mundesitë përse ai do lirohet janë:

A. Lekët…..!!

B. Askush nuk ka kush e kontrollon gjykatën sepse Inspektoriati i Larte i Drejtësisë nuk egziston

C. Prokuroria e Përgjithëshme po fle gjumë. Prokurorët e thjeshtë janë të pataksur sepse kanë dy llogari të hapura nga njëra anë kr*minelët dhe nga ana tjetër presioni i vettingut. Disave prej tyre madje kanë filluar tu dërgohen mesazhe dhe të k*rcënohen nga vettingu edhe nga njerëz që i kanë hetuar

D.Këshilli i Lartë Gjyqesor është në autobuz dhe mban ende të arkivuara 180 ankesa të qytetarëve që pas ngritjes se Klgj ankohen se gjyqtarë të caktuar kanë shkelur ligjin dhe paanësinë e pushtetit të tretë. Por këto ankesa jane arkivuar në listë pritje derisa të ngrihet Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë , që do duhet të kryente hetimin për këto ankesa.

E gjitha kjo i shkon për shtat asaj barsaletës me kafshë pylli. Gomarin po e kafshonte ujku dhe ai i shkreti mbylli sytë fort dhe u lut :

” Bëje Zot ënderr ..!”

Loading...