Gazetarja Edlira Gjoni në një artikull të saj flet për politikanë të cilët, shesin mend nëpër konferenca ndërkohë që në të vërtetë s’thonë asgjë.
Nga Edlira Gjoni
400 € salla
800 € kafja
800 € përkthimi
5 mijë € rruga për “ekspertët”
5 mijë € dhe akomodimi me 5*
50 mijë € “studimi” ku mësojmë se “dhuna të bën dëm” ose ndryshe “Rakia bëhet nga rrushi”
Në panel njerëz me rroga 10 mijë euro në muaj
Dhe zyrtarë që rrinë 10 minutat e para!
70 mijë € në një sallë × 5 salla x 5 hotele = 145 mijë € dita në hotelet përgjatë bulevardit.
Konferenca, workshope, prezantime, takime strategjike, ujë në hava! Llafe që s’i hyjnë në punë askujt. Shkresa që s’i lexojnë as ata që i kanë shkruar!
Nuk ngeli grua pa u dhunuar, hajdut pa kapur, politikan pa ndëshkuar e punë pa vënë në vijë me kaq stuhi pune brenda mureve të hoteleve me 5 yje. Edhe fotot vu, me aparat profesional. Ca dëgjojnë me vëmendje, ca shkruajnë, ca me mikrofon.
Kamerat po ashtu. Mjerë kolegët që merren me PR c’heqin. Se të gjithë duan të dalin në televizor, sado qesharake të jetë mënyra si na tregojnë për rakinë dhe rrushin nga sallat e konferencave! Mirë që bini erë, po të paktën mend mos shisni, se nuk ua ka borxh kush!