Gazetarja Eglantina Alliaj: “Vdekshi o zot se po na vdisni përditë”

Mënyra e të ushqyerit dhe cilësia e ushqimeve që ne konsumojmë janë shumë të rëndësishme për mënyrën sesi reagon organizmi ynë.

Së fundmi në media të ndryshme shqiptare janë publikuar disa skandale në lidhje me frutat e perimet me hormone që ne konsumojmë.
Por sikur të mos mjaftonin frutat e perimet me hormone, tashmë në listë janë shtuar edhe produkte të tjera mbase me rrezikshmëri edhe më të lartë.

Bëhet fjalë për salçiçet. Gazetarja Eglantina Alliaj ka reaguar nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook, ku ka postuar edhe fotot e një pako salçiçe që ka blerë në marketin e lagjes, ku edhe pse ka qenë i ambalazhuar, nga ato vite një erë e rëndë.

Statusi i plotë i gazetares:

Te mbrojme veten/

Sot ne mengjes Keto salcice te EHV i bleva te marketi i lagjes, u tmerrova sa e hapa pakon, te gjitha ishin keshtu: me njolla te erreta dhe te hapura ne njeren ane, edhe pse ne pako te mbyllur, era e rende!

Lexova daten e skadences dhe ishte: 14/05/2019! E ktheva menjere pas. Na e shpifen, kam ende ne mendje ushqimet ne hormone apo pluhuri i tulles dhe allcise qe perdor in!

Vdekshi ishalla se Po na vdisni perdite! Une do publikoj cdo gje sikur kjo, dhe te gjithe duhet te bejme keshtu…le te na hedhin ne gjyq Keto kompani vrasese dhe prodhues vrases! Produkti I blere ne DN market!”

Loading...