Gazetarja rrëfen momentin e tmerrshëm dhe tregon çfarë ka parë mëngjesin e sotëm në plazhin ku humbi jetën 7-vjeçarja

Shqipëria u trondit nga ngjarja në Himarë, ku një skaf përplasi për vdekje vajzën 7-vjeçare.
Ditën e djeshme pranë vendit të ngjarjes ishte gazetarja Esmeralda Keta, e cila tregoi dhe detaje tronditëse nga ngjarja.

Ajo sot është rikthyer në vendin ku u shënua tragjedia dhe tregon se pas ngjarjes vendi është i shkretë dhe se askush nuk shkon me atë.

Në foto shihet dhe një kukull në vendin ku u nxor i pajetë trupi i vogëlushes fatkeqe.

“Mëngjes i trishtë sot në Potam… Një kukull që pret vajzën e vogël të luajë me të, një lule për lulejetën e re që nuk e mbrojtëm dot, rrobat e familjarëve ende mbi shezllonë dhe plazhi krejtësisht i braktisur…

Ikën të gjithë, ikën të shpëtojnë fëmijët e tyre, sepse nuk ditëm t’u krijojmë një vend të sigurtë. Sot të gjithê jemi fajtorë, e pafajshmja u bë engjëll”, shkruan gazetarja në postimin e saj.

Ndërsa në një intervistë për Euronews Albania ajo rrëfeu tmerrin e përjetuar teksa në fraksion sekonde e mitura u vra tragjikisht nga mjeti lundrues i dalë nga kontrolli.

Mes lotësh Keta tregoi se si askush nuk guxonte të hynte në det për të nxjerrë trupin e të miturës e cila ishte dëmtuar shumë rëndë nga helikat e gomones.

“Ishte vetëm një turist holandez, i cili kushte qenë i angazhuar me emergjencat civile që u fut dhe e nxori trupin e pajetë. E gjitha ishte një kaos. Në atë moment të gjithë pushuesit kanë reaguar duke kërkuar llogari që askush të mos lëvizte duke i mbajtur aty deri sa të vinte policia. Se duhet thënë që sa u mor vesh se ishte drejtues policie kishte frikë për manipulim të vendit të ngjarjes.

Ishte një situatë e tensionuar. Kjo tregon sa të pambrojtur jemi të gjithë. Ai ishte një plazh që frekuentohet nga familjarë, por ngjarja tregon se sa të rrezikuar jemi”, tregoi gazetarja

Loading...