Gazetarja e medias online “Telegrafi”, Qendresa Rashiti Hulaj, ka humbur jetën sot si pasojë e një goditje në zemër.
Lajmi është bërë i ditur nga media kosovare nëpërmjet një njoftimi, ku shprehte ngushëllim për 27-vjeçaren.
Mësohet gjithashtu se Qendresa ishte e martuar dhe nënë e një vajze.
“Sot, papritmas ka ndërruar jetë punëtorja e Telegrafit, Qendresa Rashiti-Hulaj. Qendresa ndërroi jetë në moshën 27 vjeçare, pas një sulmi në zemër.
Ajo ishte e martuar dhe nënë e një vajze.
Me ikjen e hershme në amshim të Qendresës, Telegrafi mbeti pa punëtoren e shkëlqyeshme dhe pa kolegen shembullore. Varrimi i të ndjerës bëhet nesër (e diele) në orën 13:00 në varrezat e fshatit Prejlep të Deçanit.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes Rashiti dhe Hulaj”, thuhet në postimin e Telegrafit.