Gazetarja Zhaklina Gjolla, ka qenë e ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, për të diskutuar rreth temës së pagës në Shqipëri. Ajo ka treguar historinë e saj, kur e kanë hequr nga puna në një radio pasi nuk bëri një punë shtesë. Në momentin kur ajo e ka refuzuar këtë gjë, ata e kanë pushuar nga puna.
“Në shumicën e institucioneve që kam punuar, ka qenë shumë e vështirë që të ndahen pikërisht kufijtë e punës, cili është roli im dhe cili është roli i dikujt tjetër. Mua më kanë hequr nga puna, nga një radio këtu në Tiranë, pikërisht se më kërkonin të bëja punë marketingu ndërkohë që paguhesha për të qenë folëse në radio. Nuk e pranova herën e dytë që të shkoja dhe të shisja produktin dhe më hoqën nga puna.
Nxora një postim në “Instagram”-in tim, 1 orë para se të niste emisioni dhe deri tani kanë votuar 60 veta, herën e parë që e pashë në 5.00. Nga këto 60 veta kishin votuar 15 për qind që “thoshin nuk kemi pasur shfrytëzim, jemi të kënaqur” dhe 85 për qind thoshin se “na kanë shfrytëzuar në punë”, bashkë me komentet “uf deri në kockë, uf kështu e uf ashtu”. Cilat janë këto shfrytëzime? Puna jashtë orarit, shko ma merr kafenë. Këto janë çfarë ndodhin në Shqipërinë tonë”, tha ish-banorja e “BB2”