Gazetarja zbulon çmimet: Plazhi i Durrësit i përshtatshëm për xhepat e të gjthë shqiptarëve

Durrësi vijon të jetë i përshtatshëm për të gjithë qytetarët, pasi çmimet ende janë të përballueshme. Gazetarja e Euronews Albania, Kloida Gjuzi zbuloi se sa janë çmimet e çadrave këtë sezon veror në Durrës.

Çmimet sipas saj variojnë nga 1000-deri në 3000 lekë, sigurisht ka edhe më lirë edhe më shtrenjte, por në shumicën e plazheve qytetarët do të përballen me këto çmime.

“Në fakt Durrësi vijon të jetë i përshtatshëm për xhepat e secilit, nuk ka vetëm çmime të larta për atë se si mund të konsiderohet nga qytetarët, por ka zona specifike për të cilët mund të gjesh zona plazhi me çmim më të lirë. Çmimet fillojnë nga 1000 lekë të reja dhe në varësi të zonave kjo vihet re në rritje, por nuk i kalon maksimumi 3000 lekë në zona specifike.

Risi ka qenë plazhi i Kallmit, aty dikur qytetarët shkonin me çadra personale, por këtë sezon është një nga zonat me çmimet më të kripura pasi çadrat variojnë nga 2500 deri në 3000 lekë. Të njëjtat çmime janë edhe në zonën e Golemit. Nuk i kalon çmimet e 3000 lekëve, megjithatë ka edhe zona specifike si ajo e zonës së Kavajës, një ishull privat ku hyrja për person kushton 2000 lekë”,-tha gazetarja Kloida Gjuzi.

Loading...