Gazetarja e programit të mëngjesit “Aldo Mormning show”, sot ka marrë përsipër të dalë me bikini në rrugë, duke mos harruar as mikrofonin.
Siç shihet edhe në foto, ajo ka veshur një palë bikini të zeza, ka hedhur sipër diçka të verdhë dhe me një rrip të verdhë në kokë, të lidhur fjongo, ka vendosur që të mbajë lidhur të gjithë teleshikuesit e Televizionit Klan.
Edhe pse kjo veshje është mjaft e zakonshme nëse e hasim në një bregdet, kur e shikon të stacionuar pranë piramidës, përballë zyrës së kryeministrit, tek kryesia e kuvendit dhe gjykata kushtetuese, të bën përshtypje.
Temperaturat janë ngritur vërtet dhe koha për të bërë plazh ka ardhur, por nuk dimë të themi nëse është pikërisht ky mesazhi që kërkon të përcjellë gazetarja.