Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazmend Bardhi i ka dhënë përgjigje deklaratave të Taulant Ballës, i cili sot nga Papri i Elbasanit është shprehur se pas 30 qershori do të rilindë dhe PD.
‘Nuk e emëron dot opozitën! Koha kur Rama dhe banda e tij të dalë para drejtësisë, është afër!’, shkruan Bardhi në Twitter.
Reagimi i plotë i Gazmend Bardhit:
Taulant, zgjohu nga gjumi! Mjaft ëndërrove për një Shqipëri si te Enverit.
Ti mund të emërosh shefa policie të lidhur me krimin, shefa të korruptuar tatimesh e doganash që vjedhin shqiptaret për xhepin e rilindjes, por nuk ke për të emëruar dot opozitën!
Ndërkohë, ka ardhur dita qe Edi yt dhe gjithë banda e tij, të dalë para drejtësisë për krimet ndaj shqiptarëve!
Jeta e tij e tretë është afër! Në rastin më të mirë, do të bëhet rrobaqepës tek 313!