Gjatë takimit me anëtarët e rinj të PD-së në njësinë nr.7 në Tiranë, sekretari i përgjithshëm i selisë blu, Gazmend Bardhi është shprehur se, edhe pse jemi në opozitë sërish të rinj e të reja po i bashkohen siglës së PD-së.
Sipas numrit dy të PD-së, nuk ka dialog e bisedime me Ramën kryeministër.
“Largimi i Ramës është misioni i çdo qytetari. Mision për çdo socialist e qytetar pa anëtarësi në asnjë parti. E vetmja rrugë për ta kthyer vendin në normalitet.
Sa kohë Rama të jetë kryeministër nuk bëjmë me të as diskutime e as marrëveshje. Madje as në tryeza ku ulet Rama si kryeministër.
Loading...