Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi deklaroi në emisionin “Open” të Eni Vasilit, se Prokuroria ka mbajtur një qëndrim tërësisht politik pasi çështja ka nisur që në nëntor 2017-s dhe janar 2018.
Sipas Bardhit, prokuroria ka pasur mundësinë të dalë në konkluzion për këtë çështje, por po e risjellin sa herë që qeveria është në vështirësi.
Kjo çështje sipas Bardhit doli kur nisën hetimet ndaj Saimir Tahirit, më pas kur nisën lidhjet e vëllait të Fatmir Xhafajt me trafikun e drogës.
Bardhi tha se Partia Demokratike nuk ka kontratë me Binata Trade.
Bardhi tha se letërporositë nuk kanë asgjë për Partinë Demokratike.
Loading...