Gazmend Bardhi:”Parlamenti është i qytetarëve, jo i përfaqesuesve të krimit!”

Sekretari përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi i ka bërë thirrje Edi Ramës që të “lejojë Gramoz Ruçin që të bëjë publike orën e seancës plenare”.

“Edi Rama, lejoje Gramozin të publikojë orën e seancës plenare! Seanca plenare nuk është si PPP e tua, që i njoftohet vetëm klientit privat dhe publikut i mbahet i fshehtë.

Parlamenti është i qytetarëve, jo i përfaqesuesve të krimit! Shihemi më 5 Mars përpara Parlamentit! ✌”, ka shkruar Gazmend Bardhi në Twitter.

Ditën e martë, kur pritet që të zhvillohet seanca plenare, është paralajmëruar edhe protesta e radhës nga opozita e bashkuar, por ende nuk është saktësuar ora.
PD dhe LSI kanë lajmëruar edhe më herët se protestat do zhvillohet sa herë që do të ketë Kuvend, siç ndodhi edhe në atë të fundit, ku strukturat e partive të opozitare u mobilizuan menjëherë sapo u mësuan ora e seancës.

Sipas PD, “Pika dy e nenit 30 detyron Kryetarin e Kuvendit te njoftoje oren ne mbyllje te seances plenare.

“Drejtuesi i seancës plenare ose kryetari i komisionit, para se të mbyllë përkatësisht seancën ose mbledhjen, njofton orën e fillimit të seancës plenare ose të mbledhjes së ardhshme.”

Kjo nuk ndodhi ne seancen e se martes, e cila u thirr ne ilegalitet nga frika e protestes se opozites”,

Loading...