Sekretari i Përgjithshëm i PD , Gazment Bardhi në një deklaratë për shtyp ka nxjerrë dokumentin e Prokurorisë së Athinës, ku sipas tij Gjykata e Kiosit e ka dënuar me 3 vite burg kryebashkiakun e Mallakastrës, Qerim Ismailajt më 25 shkurt të vitit 2000.
Bardhi thotë se Ismailaj është dënuar dhe autoritetet greke nuk kanë mundur ta gjejnë duke i shpëtuar kështu dënimit.
Por ai akuzon Ramën se e mbron pasi Ismailaj duhet të dalë para drejtësisë për falsifikim të formularit të vetdeklarimit.
NJOFTIMI I PARTISË DEMOKRATIKE
• Dokumenti i prokurorisë greke, kryebashkiaku i Mallakastrës, Qerim Ismailaj, është dënuar në Greqi me 3 vjet burg. Ai e fshehu ndalimin dhe dënimin në formularin e dekriminalizimit.
• Me votë të lirë dhe të ndershme, shqiptarët do ta ndëshkojnë alternativën e vetme të Edi RMës, bashkëqeverisjen dhe pasurimin me krimin.
DEKLARATË E SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË PD, GAZMENT BARDHI
Rastet e Valdrin Pjetrit, kandidatit trafikant të Edi Ramës në Shkodër; Agim Kajmakut, kandidatit fallsifikator të Edi Ramës në Vorë; Mark Babanit, kandidatit hajdut të Edi Ramës në Vaun e Dejës; nuk janë raste të izoluara. Një pjesë e mirë e përfaqësuesve të Edi Ramës në bashki të ndryshme të vendit kanë probleme me drejtësinë, për shkak të së shkuarës kriminale ose për lidhjet e tyre aktuale me krimin. Ajo çfarë i lidh bashkë të gjithë këta kandidatë për kryebashkiakë që e morën pushtetin me dhunë, është Edi Rama, prioritet i të cilit është të mbrojë dhe promovojë këdo që i shërben pushtetit të tij kriminal.
Njësoj si për Valdrin Pjetrin, Agim Kajmaku, apo Mark Babani, Edi Rama e di se edhe Qerim Ismailaj i Bashkisë së Mallakastrës ka fallsifikuar formularin e dekriminalizimit dhe duhet të largohet menjëherë dhe të shkojë përpara drejtësisë! Edi Rama e di se i përzgjedhuri i tij për Mallakstrën ka probleme me drejtësinë greke, por ai e ka fshehur të vërtetën. Ky është një fakt që Edi Rama e di shumë mirë, por po përpiqet të blejë kohë për kriminelin tjetër që i është zbuluar në bashki, këtë herë, duke fallsfikuar dokumentat shtetërorë, siç është formulari i dekriminalizimit. Strategjia e Edi Ramës për të mbrojtur kriminelin Qerim Ismailaj me betimin se ai as nuk është i dënuar, as nuk është i dëbuar nga Greqia nuk ka asnjë vlerë.
Ajo është një strategji e dëshuar, që do të ketë vetëm një përfundim: Edi Rama do të largohet me turp si kryeministri i cili ka vetëm një ofertë për qytetarët e tij: krimin! Ashtu sikurse premtova dy ditë më parë, sot do të publikojmë dokumente zyrtare dhe të pakundërshtushme që provojnë se Qerim Ismailaj, është person me rekorde kriminale. Sipas vërtetimit me nr. Protokolli 405 të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Athinë, Edi Rama i Mallakastrës, Qerim Ismailaj, rezulton i dënuar me 3 vjet burgim nga Gjykata e Kios, më datë 25 Shkurt 2000.
Ai është dënuar për kryerjen e veprimeve të dhunshme, plagosje (rrahje) dhe nuk e ka vuajtur dënimin për shkak të mosgjetjes në territorin grek. Sipas ligjit të dekriminalizimit, Qerim Ismailaj nuk mund të ushtrojë asnjë funskion publik, aq më pak të jetë kandidat për Kryetar Bashkie.
Ai është subjekt ndalimi sipas ligjit dhe duhet menjëherë të procedohet penalisht për falsifikimin e formularit të dekriminalizimit. Sot nuk është koha për mashtrime.
Sot është koha për veprim nga organi i prokurorisë, është koha që ligji të veprojë dhe është koha që Edi Rama të mos fshihet pas Qerim Ismailajt, Valdrin Pjetrit, Agim Kajmakut dhe Mark Babanit. Edi Rama do të ndëshkohet me votë të lirë e të ndershme për faktin që alternativa e tij e vetme është krimi; për kandidimin e individëve me të shkuar kriminale; dhe për tentativën e përsëritur për të futur në politikë individë me të shkuar kriminale.