Pas ngjarjes së rëndë që ndodhi pasditen e sotme në aeroportin e Rinasit, ku mbeti i vrarë një person dhe janë vjedhur mbi 10 milion euro, një reagim ka ardhur nga selia e Partisë Demokratike.
Gazment Bardhi me një reagim në llogarin e tij në Facebook ka dënuar ngjarjëen dhe gjithashtu është shprehur se kryeministri rama nuk ka prioritet luftën me krimin por atë me qytetarërt.
Postimi i plotë i Bardhit:
Kur Policinë e angazhon kundër qytetarëve, që mbrojnë strehën e fëmijëve të tyre apo protestojnë kundër Qeverisë, me vetëdije i hap rrugën grabitjeve me armë në zonën më të sigurt në vend (brenda perimetrit te sigurisë në Aeroportin e Rinasit) apo vrasjeve të tipit mafioz në zonat më të populluara.
Edi Rama ka prioritet luftën me qytetarët dhe jo luftën me krimin.
Me 13 Prill, protestojmë edhe për të kthyer Policinë e Shtetit në krye të detyrës, për t’u shërbyer qytetarëve dhe jo banditëve e grabitësve në pushtet.