Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi përmes një statusi në Facebook deklaron se BE-ja do të shtojë kushtet për integrimin e Shqipërisë, nga 9 që njohim mund të bëhen 10.
Kjo sipas tij është rrjedhojë e keqqeverisjes dhe e një pushteti që i ka rrënjet te krimi.
STATUSI I PLOTE
Sa shpik “armiq” të rinj, të brendshëm e të jashtëm, Edi Rama bën mirë të lexojë kushtet e partnerëve europianë që shtohen çdo herë, për shkak të keqqeverisjes së tij.
Nga 9, kushtet për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit me Bashkimin Europian mund të bëhen 10 apo 11. Me Edi Ramën kryeministër nuk ka lajme të mira për Shqipërinë.
Vendet anëtare të Bashkimit Europian nuk gënjehen nga deklaratat pompoze dhe ligjet në letër.
Ata duan veprime konkrete, por Edi Rama është i pafuqishëm të luftojë seriozisht krimin e organizuar. Pushteti i tij i ka rrënjët tek krimi dhe jo tek vota e lirë, prandaj Edi Rama është e keqja më e madhe e vendit, është imazhi më i keq i Shqipërisë në Europë. Shqipërisë i duhet ndryshimi për të bërë Shqipërinë si Europa!