Lajme të shumta kanë qarkulluar në rrjetet sociale në lidhje me një bamirësi të bërë për kredinë e shtëpisë së Genardit nga Donald Veshaj, banor i shtëpisë së Big Brother Vip.
Ai u pyet së fundi nga gazetarja Dajana Shabani për këtë gjë dhe i tha se nuk është e vërtetë. Genardi shtoi se i vetmi person që e ndihmon për këtë pjesë është babai i tij.
Dajana: Genard më kanë dërguar një mesazh (se ç’është e vërteta nuk e kam parë) se me atë që ka thënë Donaldi në Big Brother, të ka ndihmuar me kredinë e shtëpisë dhe ka bërë bamirësi me ty?
Genardi: Jo, jo nuk ka qenë ashtu.
Dajana: Epo, publiku do një sqarim, sigurisht duke e përshëndetur Donaldin patjetër. Pra, është e vërtetë?
Genardi: E vërteta është kështu. Ata erdhën tre herë për të më takuar në atë kohë, pra Romeo bashkë me regjisorin për t’u futur në projektin e tyre që ishte “Binjakët”. Ata më thansë se jam një person shumë i kërkuar në Instagram dhe dëshirojmë që të bashkëpunosh me ne. Kur bënim bisedimet e rrogës, unë kërkova një rrogë më të lartë kuptohet dhe ata pastaj më dhanë një rrogë mesatare ose minimale do të thoja sepse morën në punë edhe Sonidën në sezoni e dytë dhe ata na ndihmuan me rrogë, pra thjesht kam punuar dhe kam marrë rrogë. Jo se më kanë ndihmuar me kredinë e shtëpisë, sepse ajo është akoma pa paguar dhe do edhe 15 vite të tjera dhe po më ndihmon babai për ta paguar atë!