Gent Strazimiri: “Jemi vetëpërjashtuar dhe do të bllokojmë një proces votimi dhe jo një proces zgjedhjesh”

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri ka deklaruar se opozita jo parlamentare do të bllokojë procesin e votimit në 30 qershor.

Në një lidhje telefonike me emisionin “Tempora”, Strazimiri tha se sistemi funksionon përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, dhe jo përmes influencave kriminale.

“Jemi vetëpërjashtuar dhe do të bllokojmë një proces votimi dhe jo një proces zgjedhjesh.

Sistemi funksionon përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe jo përmes influencave kriminale.

Përmes përballjes së alternativave dhe jo përmes influencave kriminale. Jemi vetëpërjashtuar dhe i bëjmë nder vetes dhe vendit me këtë qëndrim.

Të thuash sot që do të bëjmë votime demokratike, është njësoj siç thoshte Ramiz Alia në ’87”, tha Strazimiri.

Loading...