Një ndër episodet më të vështira që veçoi Gent Zenelaj ishin pjesa ku ai dhe Amosi menduan se Linda Jarani kishte dalë pa mbathje në skenë, por në fakt ajo i kishte të brendshmet në ngjyrën e mishit dhe jepte përshtypjen e gabuar!
“Vajzat, ka momente që ndërrohen gjatë skenave. Linda duhet të ndërronte uniformën dhe atë ditë kishte veshur një palë mbathje ngjyrë mishi. Kur e shihje nga Brenda skenës dukej sikur ishte pa mbathje. Amosi prapa meje, shihte Lindën dhe në mes të skenës ja bëri: Iiiiii. E ndjeva që prapa meje diçka po ndodhte. U ktheva me stil dhe shoh të njëjtën gjë që kishte parë Amosi. Pasi mbarova skenën, dola dhe i thashë Lindës: Pse ishe pa mbathje? Nuk isha, tha Linda. Ka qenë një skenë që ç’të të them”,-ka rrëfyer Gentian Zenelaj në emisionin “Xing me Ermalin”.
(Shqiperiaime)