Në nëntor të vitit 2019 pas Genta Ismajli bëri publike lidhjen e saj biznesmenin turk, Usta. Genta në intervistat që ka dhënë ka treguar se ka gjetur dashurinë e jetës dhe se shumë shpejt do kurorëzoje lidhjen e saj me martesë. Ajo është shprehur se ndihet shumë e lumtur më të.
Së fundmi një foto e publikuar në llogarinë e përbashkët të çiftit në Instagram ka ngritur dyshime se Genta mund të jetë shtatzënë.
Në postimin e bërë nga partneri i këngëtres, ajo që ka rënë në sy është barku i rrumbullakosur i Gentës.
Menjëherë kanë nisur edhe urimet e fansave, duke e përgëzuar dyshen për shtatzaninë. “Urime për shtatzëninë! Ju keni ndjekur zemrën tuaj, “Genta qenka shtatzënë”, “Është shtatzënë?”- janë disa prej komenteve në foto.
(Balkanweb)