Geri Ballo është shqiptarja që kandidon në Itali në zgjedhjet për Parlamentin Europian.
Ballo kandidon nën siglën e Partisë Demokratike të Italisë.
Ajo është 24 vjeçe, ka lindur në Tiranë dhe shihet si rivalja kryesore e ministrit të Brendshëm, Matteo Salvini, të cilin e ka kritikuar shpesh për reformat e tij.
Së fundmi ajo ka rënë pre e kër.cënimeve dhe ofendimeve në rrjetet sociale.
Disa nga komentet në drejtim të saj janë:
Çfarë la.vireje kanë zgjedhur, ndoshta kishin pak në partinë e tyre dhe i morën edhe nga Shqipëria.
Shko të shohësh punët në vendin tënd.
Shko të bësh politikë në vendin tënd, e vonuar.
Ti je shqiptare dhe nuk do të jesh kurrë italiane ose europiane, falendero Italinë, për ndimën dhe studimet, kujto se në bur.gjet italiane ka 3500 shqiptarë.
Përse nuk ndenje në vendin tënd, në vend që të vije dhe të na “çaje dërrasat” ? Mund ti përgjigjesh kësaj pyetje?
Geri Ballo është vajza e dy emigrantëve shqiptarë që ja doli të ishte e suksesshme në Itali. Që e vogël ëndërronte Europën e bashkuar, por në vitet 80′ kur ndodhej në Shqipëri, nuk kishte kontakte me jashtë, pasi ishin të ndaluara.
Ajo shprehet:
Mamaja ime mundi që të kapte frekuencat e huaja, kështu që arrinim që të dëgjonin fshehurazi Radio Rai. E dëgjoja me orë të tëra me shpresën se do të flisnin për situatën në Shqipëri, por nuk ndodhi kurrë. Kisha dëgjuar për Italinë vetëm nëpërmjet gjyshit që e kam pasur partizan, që ndihmoi disa partizanë italianë, duke i shpëtuar nga përndjekja naziste. Nga tregimet e tij, më ishte shtuar ideja për Italinë, si një atdhe i dytë.
Ndërsa mamaja e Gerit emigroi në Itali ajo qëndroi për 5 vite me gjyshen, të cilën e ndihmonte në punën e saj në mision e Caritasit. Ajo tregon gjithashtu edhe takimin me shenjtoren shqiptare Nënë Terezën.
Pasi e ëma e saj u stabilizua me punë Geri udhëton drejt Italisë, ku fillon të ndërtojë urat e para të lidhjes mes Italisë dhe Shqipërisë, duke ndjekur pasionin e saj për kulturën Arbëreshe. Në Universitet studion për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe njëkohësisht gjatë universitetit, i kushton kohë edhe gjuhës së monoriteteve.
Më pas ajo arrin të bëhet Këshilltare e Kulturës në ambasadën shqiptare në Itali, duke u kujdesur për diasporën. Qëllimi i saj sot është i qartë, kërkon që të afrojë zonat më të largëta të Italisë me Europën. Ajo ka ndjekur studimet master për politike dhe mbrojtjen europiane. Sipas saj jugu nuk merr vëmendjen e nevojshme dhe nuk përfiton nga fondet e dhëna nga Bashkimi Europian.