Ish deputeti Gerti Bogdani me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se ka dëgjuar se qeveria mund të shesë ishullin e Sazanit.
Bogdani shprehet se nëse është e vërtetë se qeveria do e shesë, do e japë me koncesion apo përdor tjetër formë për ishullin e Sazanit, kjo gjë do të ishte turp historik dhe babëzi unike.
Postimi i Gerti Bogdanit:
A e ka shitur qeveria ishullin e Sazanit?
Keto dite po e pastrojne nga ferrat, sepse flitet qe do vijne ‘investitoret’ nga Afrika e Veriut per ta inspektuar! (Behet fjale per pjesen Veri-Lindore te ishullit, perballe Vlores)
Shitur/Koncesion/PPP (nje Zot e di), nese eshte e vertete eshte turp historik dhe babezi unike!
Nese eshte e vertete (realisht shpresoj qe jo), duhet sqaruar a eshte shfrytezuar gjendja e pandemise dhe Covidit per t’u bere me tender sekret dhe kush ka qene ai i marre qe ka marre guximin ta firmosi nje procedure te tille!!!