Getoar Selimi uron Marinën për ditëlindje, shkruan fjalët që nuk i prisnim nga një ‘Bad Boy’

Getoar Selimi ka uruar për ditëlindje bashkëshorten e tij, Marinën dhe ka zgjedhur fjalët më të bukura për të, duke mahnitur të gjithë. Përmes një postimi në Instagram, Gheto ka publikuar një foto vetëm të Marinës, ku për hir të së vërtetës, shkëlqen, ndërsa shkruan:
“Disa njerëz lexojnë libra dhe dëgjojnë histori për të gjetur kuptimin e dashurisë. Gjithçka më duhet të bëj është të shoh në sytë e tu. Gëzuar ditëlindjen bashkëshortja ime e dashur”.
Çifti është bashkë prej vitesh, ku kurorëzuan dashurinë e tyre në një festë madhështore.

Loading...