Gëzuar 55 vjetorin e Parkut Kombëtar Llogara!

Organizuar nga Drejtoria e Zonave Kombëtare të Mbrojtura aktiviteti i ditës së sotme shënoi një pikë kulmore në historinë 55 vjeçare të Parkut Kombëtar të Llogorait. Me një agendë të pasur veprimtarish, dimesioni kulturor e artistik ju besua Qendrës Kulturore ” Aulona” e cila përveç Folk Grup “Bilbili” dhe “Art Craft” që ka në juridiksion bashkërendoi edhe me Grupin Polifonik “Oriku” si dhe grupit të valleve “Star Dance Academi” Artizanët, këngët labe të zonës e Labërisë po edhe meloditë me instrumenta popullorë të kësaj krahine të shquar e të pasur etnokulturore e bënë Llogarain edhe më të bukur, edhe më fantastike në mrekullinë e vet natyrore.

Artizanë-Folk-Kulinari-Natyrë Llogarai. 55-vjetori një ditë për të kujtuar gjithshka ka ndodhur në vite për ruajtjen dhe trasformimin e Parkut të Llogarait por edhe si një stacion për të parë të ardhmen jo vetëm si një aset të Vlorës por të mbarë Shqipërisë. Gëzuar 55 vjetorin e Parkut Kombëtar Llogara!

Loading...