Gjarpri me zile i gjatë 2.5 metra sulmon familjen në Libohovë (video)

Një familje në Libohovë është përballur me një tmerr ditën e sotme, pasi brenda banesës së tyre ka hyrë një gjarpër me zile 2 metra e gjysmë i gjatë.

Kjo ngjarje e frikshme ka ndodhur në shtëpinë e kryefamiljarit me inicialet L.H, dhe sipas “Ora News”, ka qenë një prej anëtarëve të familjes që ka reaguar sapo e ka parë dhe kjo ka bërë të mundur që familja të shpëtojë nga kafshimi fatal i këtij lloji gjarpri.

Një nga djemtë e familjes ka arritur ta vrasë me lopatë këtë gjarpër, i cili sipas dëshmisë së tyre kishte kafshuar 2 kuaj.

Një gjarpër i tillë në këtë zonë dhe agresiviteti i tij mendohet se vjen pikërisht nga temperaturat e larta të verës dhe mungesa e ujit.

Loading...