Gjatë 2018 u rrit numri i martesave

Më shumë shqiptarë i thanë “po” njëri-tjetrit gjatë vitit 2018. Sipas një publikimi të fundit të INSTAT, “Gratë dhe Burrat në vitin 2019” rezulton se kanë lidhur martesë 23 mijë e 104 çifte, rreth 2% më shumë se një vit më parë, ku numri i martesave ishte 22,641.

Shqiptarët kanë vendosur që të martohen më të rinj.

Ndryshe nga ecuria e viteve të kaluara, mosha mesatare e djemve dhe vajzave që martohen ka shënuar rënie.

Sipas raportit të INSTAT tek gratë, më shumë se 53 % e martesave realizohen deri në moshën 24 vjeç, dhe deri në moshën 29 vjeç janë kryer 80,5 % e tyre.

Kjo shpjegon moshën relativisht të re në martesë për gratë, e cila është 25,5 vjeç. Një vit më parë, mosha mesatare e martesave te gratë ishte 26.5 vjeç.

Për burrat 54,6 % e martesave realizohen deri në moshën 29 vjeç, dhe 82,4 % e martesave deri në moshën 34 vjeç. Mosha mesatare e martesës për burrat është 30,2 vjeç.

Loading...