Gjatë 2019 ARRSH parashikon të ndërtojë 11 rrugë të reja

Autoriteti Rrugor Shqiptar publikoi kontratat e reja (në total 13) për ndërtimin e rrugëve të lidhura gjatë këtij viti (11 në proces zhvillimi si më poshtë, 2 të përfunduara).

Plotësim, rakordim, masa mbrojtëse dhe siguri rrugore në viaduktet e aksit Kukës-Morinë.

Përfundimi i punimeve të mbetura dhe plotësimi me rrugë dytësore Nyja e Milotit. (Nyja + rreth 12 km rrugë dytësore).

Rehabilitim i segmentit rrugor Mbikalimi Pallati me Shigjeta rrethrrotullimi Shqiponja, 2 dhe 3. (2.3 km rrugë e re).

Rikualifikim i akseve rrugore Unaza Lindore, Loti 2 & 3. (5.45 km rrugë e re).

Ndërtim i bypass-it Tepelenë, Loti 1. (2.3 km rrugë e re).

Ndërtim Rruga Kardhiq-Delvinë, Loti 4, 5 dhe 6. (14.8 km rrugë e re).

Stabilizimi i rrëshqitjes në aksin Tiranë-Elbasan (dalje Tuneli i Kërrabës km 15.2-Elbasan km 27).

Objektet në proces ndërtimi të rrugëve:

Ndërtim rruga Kukës-Morinë (dy viaduktet), Loti 2.

Ndërtim i rrugës së Unazës së Jashtme Tiranë, pjesa verilindore (seg. Kthesa Saukut-Bregu i lumit) Loti 2 dhe 3.

Ndërtim rruga Milot – Fushë Krujë Loti 3 (sinjalistikë rrugore).

Ndërtim rruga e Bypass-it perëndimor Shkodër Loti 1 dhe 2.

Ndërtim i aksit rrugor Skrapar-Përmet, Loti 1.

Riveshje dhe sistemim asfaltim rruga Elbasan-Banje, Loti 3.

Sistemim asfaltim e masa inxhinierike në km 21+050, në rrugën Qafë Thanë-Lin-Pogradec.

Pjesa e mbetur e punimeve në seg, Lin-Pogradec, km 4 deri 21.

Kontratat e reja (në total 5) për sinjalistikën dhe sigurinë rrugore të lidhura këtë vit:

Përmirësimi, rifreskimi i sinjalistikës vertikale, horizontale në akset kombëtare dhe përmirësim të sigurisë rrugore në akset e rajonit Verior, Qendror dhe Jugor. (400 km në total).

Vendosja e mbikalimeve në segmentin rrugor Thumanë-Milot dhe Kukës-Morinë.

Implementimi i sistemit të menaxhimit të trafikut (vazhdim) dhe instalimi i sensorëve peshë për aks. /Atsh

Loading...