Recetë për dreka të veçanta ku përbërësi kryesor është gjel deti. Kjo recetë ndryshon nga ajo tradicionalja me përshesh dhe kërkon kohë për përgatitje.
Përbërësit
2.5 kg gjel deti (1)
1 kg gështenja
200 gr salsiçe
1 degë rozmarinë
1 degë trumëz
20 ml konjak
60 gr gjalpë
200 ml verë e bardhë
200 ml lëng mishi
20 gr kripë
5 gr piper
Përgatitja
Lani dhe ndani gështenjat. Hidhini në ujë të valuar për dhjetë minuta dhe pastaj hiqini nga zjarri. Më pas i pastroni duke bërë kujdes të hiqni të gjitha fijet. Është më praktike të pastrohen ndërsa janë të ngrohta.
Nëse lëvorja është ende e fortë dhe nuk hiqet, lërini edhe disa sekonda më shumë në ujë të nxehtë. Spërkateni me kripë dhe piper, nga jashtë dhe nga brenda, gjelin e detit.stuffing-the-turkey-filling_v0fchl
Shtypni 2/3 e gështenjave dhe salsiçeve, pasi u keni hequr lëkurën, dhe me masën e përgatitur mbushni gjelin.Qepeni të çarën në mënyrë që mbushja të mos derdhet gjatë pjekjes.FW1103FTS06
Lyeni tavën me gjysmën e gjalpin dhe vendosni gjelin. Me pjesën tjetër të mbetur të gjalpit lyeni gjelin.
Shtoni në tavë trumzën dhe rozmarinën, lëngun e mishit dhe vereni në furrën e ngrohur më parë, në temperaturë 200 gradë për reth 2 orë e 15 minuta. 10. Pas një ore shtoni në tavë verën dhe ulni temperaturën e furrës.
Merrni lëngun dhe erëzat e tavës dhe hidhini në një tigan bashkë me gështenjat e mbetura. Kavardisini në zjarr të ulët për rreth 15 minuta dhe në fund shtoni konjakun.
Gjeli i detit dhe salca është gati për tu servirur.
Ju bëftë mirë!