‘Gjelat’ thyejnë ëndrrën e Marokut, finalja e madhe do të jetë Argjentinë – Francë

Franca ka luajtur sot në mbrëmje ndaj Marokut në gjysmëfinalen e Kuptës së Botës.

Ndeshja ka filluar menjëherë në favor të francezëve, ku në minutën e 5-të, Theo Hernandez ka shënuar golin e parë të sfidës.

Pjesa e parë kishte vetëm dy raste të konkrete, nga një për secilën skuadër. Franca me Giroud, ku sulmuesi i Milanit goditi shtyllën, ndërsa Maroku me një goditje “biçikletë”, ku gjithashtu përfundoi në shtyllë.

Pjesa e dytë ishte më ndryshe, ku Maroku ishte më në kontroll të lojës. Ata patën shumë raste konkrete brenda zonës së Lloris, por nuk ishin të aftë të finalizonin. Franca dukej sikur nuk dëshironte të lodhej, pasi ishin të bindur se do të preknin finalen.

Në minutën e 79-të, Dembele largohet nga fusha e lojës për t’i lënë vend djaloshit të ri, Kolo Muani. Ky i fundit, përfiton nga një top i dalë dhe në minutën e 80-të e dërgon topin në rrjetë duke çuar rezultatin në 2-0. Ky ishte edhe goli i sigurisë për Francën, ku dhe Maroku e kuptoi që nuk kishte më mundësi dhe forcën e duhur për të tentuar ndonjë mrekulli.

Tashmë, Franca do të gjejë në finale Argjentinën. Do të shohim një përballje të fuqishme, një finale të mrekullueshme, ku Messi dhe Mbappe do të luftojnë për të çuar kombet e tyre përkatëse drejt ngritjes së trofeut më të rëndësishëm në botë për një lojtar apo komb.

Sfida do të luhet ditën e djelë, data 18 dhjetor, në orën 16:00

Loading...