Përbërësit
1 kg zog fshati
250 gr miell gruri
2 kokërr vezë
1.5 kg lëng mishi (i përftuar nga zierja e zogut)
15 gr kripë
50 gr gjalpë
Përgatitja
Marrim miellin e grurit dhe hidhim në një tepsi të madhe. Hapim në mes një gropë dhe hidhim vezët, të cilat janë rrahur më parë.
Miellin e trazojeme me vezët dhe fërkojme ndërmjet dy shputave të duarve duke formuar disa toptha të vegjël me diametër 5 mm. Këto quhen thërrime ose rosnica.
Në një tigan hidhim gjalpin dhe skuqim ngadalë rosnicat. Pasi janë skuqur, kullojme vajin në një kullesë të imët dhe hidhim në lëngun e vluar, ku më parë është zier zogu ose pula e fshatit.
Rosnicat ziejne dhe duhet ti lëm derisa të trashet lëngu. Nga ana tjetër, zogun e presim në copa dhe e kaurdisim në gjalpin e mbetur.
Në fund copat e zogut i ndajme në pjata dhe shtojme sipër lëngun me thërrime. Zbukurojme me pak gjalpë të freskët.