Kjo gjellë është një mrekulli e vogël e kuzhinës tonë shqiptare.
Gatuhet shumë thjesht, por nëse ju i shtoni pak “dashuri” kjo pjatë do kthehet në një vatër të ngrohtë këto ditë dimri.
1 kg mish viçi
400 gr patate
2 qepë
2 karota
4 thelpinj hudhër
1 lugë gjelle salcë domatesh
1 lugë çaji piper i kuq
Vaj
Kripë
Piper i zi
Përgatitja:
Fillimisht ndani mishin në kubikë të vegjël dhe më pas vendoseni të skuqet në vaj derisa të marrë një ngjyrë të artë.
Kur mishi të ketë marrë këtë ngjyrë hiqeni mënjanë dhe në të njëjtin tigan skuqni qepën e grirë dhe karotat e lara dhe të grira.
Lërini të skuqen së bashku me karotat për 10 minuta. Më pas shtoni sërish mishin, hidhni hudhrën e grirë hollë dhe përzieni.
Lërini për 2 minuta dhe më pas shtoni me rradhë kripën, piperin e kuq, të ziun dhe salcën. Hidhni ujë derisa të mbulohet mishi dhe lërini të ziejnë për 1 orë në zjarr të ulët.
Pas një ore shtoni patatet e lara dhe të grira në kubikë. Lërini të ziejnë derisa patatja të jetë ajkosur dhe të jetë zierë mirë.