Gjenden 50 sirianë në Vjosë, do iknin me gomone në Itali

Në fshatin Poro të Vlorës janë kapur 50 klandestinë sirianë. Dyshohet se shtetasit sirianë synonin të largoheshin me gomone në Itali.

Nuk dihet ende nëse ata ndihmoheshin nga ndonjë shqiptar.
Mësohet se ata do të dërgohen në portin e Vlorës, ku edhe do të merren në pyetje.

Duket se klandestinët kanë gjetur ditën e gabuar për të ikur në mënyrë ilegale nga një shtet drejt një tjetri pasi e gjithë situata është nën monitorim nga reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë vendin prej disa ditësh.

Loading...