Gjenden mbetje kockore të një njeriu, detajet e para

Pjesë trupi të dekompozuara janë gjetur sot (21 janar) në një shpellë në vendin e quajtur “Gurti i Lenecit”, në njësinë administrative Lopës, në Tepelenë. Sipas informacioneve të para, mësohet se janë gjetur mbetje kockore (gjysmë kafkë).

Nga këqyrja paraprake dyshohet të jetë e vjetër dhe se mund të jetë sjellë në afërsi të shpellës, nga ujërat e lumit në këtë zonë. Policia bën me dije se gjatë kontrollit të territorit, nuk kanë gjetur mbetje të tjera kockore.

Tepelenë/Informacion paraprak

Mbrëmjen e sotme, në afërsi të një shpelle në vendin e quajtur “Gurti i Lenecit”, në njësinë administrative Lopës, është gjetur një mbetje kockore (gjysëm kafkë), që dyshohet se i përket një qenie humane. Nga këqyrja paraprake dyshohet të jetë e vjetër dhe se mund të jetë sjellë në afërsi të shpellës, nga ujërat e lumit në këtë zonë. Gjatë kontrollit të territorit, shërbimet e Policisë nuk kanë gjetur mbejtje të tjera kockore. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të këtij rasti.

Loading...