Ka tronitur mbare boten e futbollit lajmi per vrasjen e gjyqtarit Daniele De Santis, arbiter që ka drejtuar Serinë C. Ai dhe partneria e tij Eleonora Manta janë gjendur të vrarë në banesën e tyre.
Ngjarja ka ndodhur në Lecce ndersa mediat e huaja thuhet se në banesën e tyre janë dëgjuar grindje, të bërtitura dhe ky konflikt ka përfunduar në një tragjedi. Sipas Corriere Dello Sport, ky është një krim pasioni.
Dëshmitarët kanë treguar se dëgjuan britma të shumta dhe kanë parë një burrë me një thikë në dorë duke u larguar.
Ata janë gjendur të vrarë në shkallët e pallatit, ndërkohë që hetimet kanë nisur për të zbuluar se cili ishte autori i krimit.
Loading...