Tre predha janë konstatuar gjatë 24 orëve të fundit në Vlorë.
Dy prej predhave janë gjetur ditën e djeshme nga banorët në fshatin Panaj .
Ata sapo kanë parë predhën kanë njoftuar policinë.
Këta të fundit kanë shkuar në vendin e ngjarjes për të shmangur incidentet e mundshëm.
Policia ka mbajtur nën vëzhgim zonën për disa orë deri ditën e sotme ku në vendin e ngjarjes mbërritën forcat xheniere.
Më pas u bë edhe çaktivizimi i tyre.
Sipas xhenierëve predhat e gjetura datojnë që nga Lufta e Dytë Botërore.
Ndërkohë një tjetër predhë është konstatuar në fshatin Vodicë mesditën e së mërkurës.
Edhe predha në fjalë është gjetur nga një banorë i zonës i cili po punonte tokën.
Pas raportimeve forcat xheniere kanë shkuar edhe në fshatin Vodice dhe kanë çmontuar predhën e radhës.