Gjendet diamanti i dytë më i madh në botë

Në një minierë në Bostvana është gjetur diamanti i dytë më i madh i regjistruar në histori, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një njoftimit të kompanisë së diamantëve me qendër në Kanada, Lucara, diamanti i papërpunuar prej 1.758 karatësh është gjetur në Minierën Karowe.

Ekspertët kanë nisur punimet për përcaktimin e vlerës dhe cilësisë së diamantit, i cili është më i madhi në historinë e shtetit afrikan dhe i dyti në historinë botërore.

Diamanti ka madhësinë e një topi të tenisit dhe peshon 352 gramë.

Më herët në Minierën Orapa në këtë vend është gjetur një diamant i rrallë me ngjyrë të kaltër.

Diamanti më i madh i njohur në botë është Diamanti Cullinan prej 3.106 karatësh i zbuluar në vitin 1905 në Afrikën e Jugut.

Loading...