Gruaja e Tory Owen Paterson, ish ministër në kabinetin e David Cameron, është gjetur e pajetë në një pyll afër shtëpisë së tyre në Shropshire.
Mediat e huaja, shkruajnë sot se lajmi i rëndë për familjen është marrë vesh në diten që deputeti konservator do të festonte 64-vjetorin e lindjes.
Policia e West Mercia tha se shkaqet e vdekjes janë të pashjegueshme.
Ajo kishte jetë aktive dhe ishte e njohur si kryetarja e Aintree Racecourse dhe anëtare e bordit të Jockey Club.
Ishte nënë e dy djemve dhe një vajze dhe kishte 40 vite e martuar.
“Është shumë e trishtë që unë duhet të ju informoj se gruaja ime, Roza, është gjetur e vdekur. Rose dhe unë u martuam dhe jetuam per 40 vjet të lumtur.
Ajo ishte një grua, nënë dhe gjyshe e mrekullueshme dhe e kujdesshme.
Vdekja e saj ka ardhur si një t ronditje e tme rrshme për të gjithë ne”– ka thene ai.