Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Polles Elies të Greqisë ku një 73-vjeçare është gjendur e pajetë në shtëpinë e saj.
Porotothema pak minuta më parë zbulon se bëhet fjalë për aktoren e njohur greke Maria Bonikou, e cila mbeti viktimë e një krimi brutal.
Aktorja është gjendur nga një i afërm i saj, i cili i shqetësuar se nuk po lidhej do me të ka shkuar në shtëpinë e saj. Ajo është gjendur me fytyrë poshtë dhe e goditur me thikë. Ajo që e bën edhe më të rëndë vdekjen e aktores është se i dyshuar është djali i saj 46-vjeçar i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Identiteti i saj është bërë i ditur nga Spyros Bibilas i cili në një postim në rrjetet sociale u shpreh se është i shokuar pë vrasjen e mikeshës së tij.
“I shokuar, sapo mora vesh vrasjen e shoqes sime aktores Maria Bonikou. Një vajzë e embel që nisi në perëndim të kinematografisë greke. Një zë i mrekullueshem në dublimin grek ku bashkë me bashkëshortin e saj të dashur Manos Venieris bashkëpunuam per 30 vite. Maria ime e ëmbël pse të largohesh kështu!!!”-shkroi ai.
Maria Bonikou ka studiuar në Shkollën Dramatike të Shoqatës Pire. Ajo luajti në shumë seriale të dubluara si “The Waltons Family”, “The Little House in the Meadow”. Bashkëshorti i saj është Manos Venieri, i cili u nda nga jeta në vitin 2020.