Dashamira Dokle 60 vjeç është gjendur e pajetë në banesën e saj në Elbasan.
Mësohet se 60-vjeçarja jetonte në kushte të këqija ekonomike në lagjen “Kala”.
Shtëpia ku prej vitesh 60-vjeçarja jetonte ishte e rrënuar dhe e shkatërruar nga tërmeti,
ndërsa autoritetet nuk i kanë dhënë asnjë ndihmë për të përballuar kushtet e mjerueshme në të cilën jetonte.
Policia ndodhet në vendngjarje pasi është telefonuar nga mbesa e të ndjerës.
Pritet që ekspertiza mjekoligjore të zbulojë, shkakun e vdekjes së 60-vjeçares.
Loading...