Regjisorja, Arzana Kraja vajza e kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja është gjetur e pajetë në Prishtinë .
Policia e Kosovës konfirmon lajmin se një trup i pajetë është gjetur në lagjen Kalabria në Prishtinë.
“Me datën 13.11.2019 rreth orës 09:08 policia ka pranuar një informatë, për një trup të pa jetë në lagjen “Kalabria”, Prishtinë.
Njësitë policore kanë dal menjëherë në vendin e ngjarjes, përfshirë edhe ekipin mjekësor të emergjencës të cilët kanë konstatuar vdekjen e personit të gjinisë femërore”.
Për vdekjen e Arzana Krajës kanë reaguar edhe Qendra Kinematografike e Kosovës.
Loading...