Gjendet e pashoqeruar një vajze 4-vjeçare! apel qytetarëve: Te gjejme prinderit…

Policia e Tiranë ka gjetur ditën e sotme një vajzë 4-vjeçare te Liqeni Artificial të pashoqëruar nga asnjë i afërm i saj. 

Vogëlushja është shoqëruar në ambientet e komisariatit nr. 1 dhe policia  fton qytetarët që mund të kenë dijeni për familjarët e fëmijës të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.

Vogëlushja quhet Merkel dhe ka flokë të zinj, ka veshur kostum rozë dhe një jelek të bardhë sipër.

Njoftimi:

Më datë 15.03.2023, është konstatuar e vetme te Liqeni Artificial, një vajzë 4 vjeçe, që quhet Merkel, e cila është shoqëruar më pas në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 1.

Fëmija ka flokë të zinj, ka veshur kostum rozë dhe një jelek të bardhë sipër.

Loading...