Gjendet e vdekur në makinën e saj biznesmenia e famshme

Një modele braziliane dhe pronare e një klubi nate u gjet e vdekur me 11 plagë me thikë. Krimi i tmerrshëm doli në dritë më 3 shkurt kur trupi i 28-vjeçares Thaís Rocha Secundino u gjet i gjymtuar në mjetin e saj në Sao Paulo, Brazil.

Sipas policisë, e reja kishte marrë plagë me thikë në qafë, bark dhe shpinë, por ende nuk është gjetur arma fatale. Policia dyshon se Secundino, e cila zotëronte disa klube nate, u vra “për çështje që lidhen me përvetësimin” e bizneseve të saj.

Autoritetet tashmë kanë arrestuar dy të dyshuar për vrasjen. Shoferi i saj mashkull 45-vjeçar, Leandro Aparecido Dos Santos dhe 31-vjeçarja Cintia Maria Feliciano Peixe, një nga miqtë më të mirë të viktimës që punonte në një nga bodrumet e verës së Secundino.

“Shoqja e viktimës tha se Thaís kishte shkuar të takonte shoqen e saj për të marrë disa shpjegime prej saj, por ajo nuk u kthye më në shtëpi, ” tha policia. Ata e mohojnë krimin, por ka të dhëna të forta se kanë marrë pjesë në vrasjen e biznesmenes.

Në kuadër të hetimeve të tyre, oficerët sekuestruan makinën e viktimës së bashku me telefonat e të dyshuarve. Autoritetet po shqyrtojnë gjithashtu pamjet e kamerave të sigurisë të marra në zonë rreth kohës së vdekjes së Thaís.

Përveç sipërmarrjes, Secundino kishte një “karrierë” në Instagram, ku publikonte shpesh foto me bikini për të kënaqur ndjekësit e saj.

Loading...